Moti paradite do të jetë me vranësira dhe i paqëndrueshëm në më shumë vende ka shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Në 24 orët e kaluara, shtatë litra shi në metër katror kanë rënë në Prilep dhe gjashtë në Tetovë.
DPHM ka njoftuar se reshjet lokalisht janë në formë të motit të ligë, me erë të përforcuar dhe paraqitje të breshrit. Deri në fund të ditës reshjet do të ndalojnë duke u drejtuar drejt juglindjes.
Temperaturat maksimale do të jenë në interval prej 19 deri 31 gradë.
Në Shkup mot i ndryshueshëm dhe jostabil, me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima dhe kushte për mot të ligë të përkohshëm me erë të përforcuar. Temperatura maksimale do të arrijë deri 30 gradë.
DPHM informon se prej nesër deri të martën moti do të jetë i qëndrueshëm me rritje graduale të temperaturave ditore.
Të mërkurën do të ketë paraqitje të shiut lokal me bubullima dhe erë të përforcuar, ndërsa të enjten kryesisht në vise malore do të ketë kushte për shi të përkohshëm.