DPHM: Moti jostabil në Pollog, reshjet e rrëmbyeshme po lëvizin drejt Shkupit

epa08587385 A man wearing a protective face mask rides a bicycle as people holding umbrellas cross a street on a rainy day in Skopje, North Macedonia, 06 August 2020. Rains have hit North Macedonia for the last three days with temperatures falling down to 20 degrees Celsius. EPA-EFE/GEORGI LICOVSKI

Nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike njoftojnë se në dy orët e para të pasdites linja e motit jostabil është përhapur në rajonin e Pollogut, në jug, në drejtim të Pellagonisë, përcjell TV21. Moti jostabil sipas tyre po lëviz drejt veriut dhe lindjes së vendit.

“Aktualisht një pjesë e masës së vranësisë së paqëndrueshme mbulon pjesët perëndimore të Luginës së Shkupit, ku priten edhe reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima, kurse në afat të shkurtër priten reshje më intensive me breshër dhe erë të fortë. Deri në fund të ditës do të kemi mot të paqëndrueshëm në pjesën më të madhe të vendit, ku proceset do të jenë në formë stuhie me reshje të dendura shiu, shkarkime elektrike, erëra të forta dhe breshër”, thonë nga DPHM.