Dortmund nis bisedimet për nënshkrimin me mbrojtësin e Bayern

Skuadra e Dortmund ka kthyer sytë kah mbrojtësi i Bayern Munich, Niklas Sule, bën të ditur Sport1.

Reprezentuesi i Gjermanisë është në muajt e fundit të kontratës së tij me bavarezët dhe larg marrëveshjes për rinovimin.

Lojtari me shumë gjasë do të futet në merkaton e verës si një lojtar i lirë, dhe Dortmund po synon të shfrytëzojë këtë situatë.

Në garë për lojtarin me siguri do të jetë edhe Barcelona, e cila interesimin e saj ka shfaqur qysh me hapjen e merkatos së janarit.