Dorëzohet Milan, vendos ta shesh Hernandez nëse PSG paguan kaq para

Gjiganti nga Serie A, ACMilani është i gatshëm që ta shes Theo Hernandezin.

Milani ia ka bërë me dije Paris Saint-Germainit se duhet të paguajë së paku 60 milionë euro në rast se dëshiron ta transferojë mbrojtësin anësor francez Theo Hernandez, shkruan “Le10sport”.

Hernandez 22-vjeçar është duke u kërkuar nga Parisi si zëvendësim për Layvin Kurzaëan në anën e majtë të mbrojtjes.

Hernandez ka lënë përshtypje të mëdha në stinorin e tij të parë te Milani që nga transferimi nga Real Madridi verën e kaluar për 20 milionë euro.

Në 25 ndeshje ai ka shënuar gjashtë gola dhe asistuar tre të tjerë. Krerët e Milanit kërkojnë së paku 60 milionë euro për të liruar Hernandezin.

Hernandez ka kontratë me Milanin deri në verën e vitit 2024.