Dorëheqja e Konjufcës, kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme

Kuvendi i Kosovës do mbajë seancë të jashtëzakonshme.

Siç mëson lajmi.net, me fillim prej orës 19:00 Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë të jashtëzakonshme për votimin e kryeparlamentarit pasi që Glauk Konjufca është emëruar ministër i Punëve të Jashtme ndërsa tani pritet që Vjosa Osmani do të jetë kryeparlamentare.

Në anën tjetër, edhe zyrtarisht Kuvendi i Kosovës ka bërë të ditur se në ora 18:40 do të mblidhet Kryesia për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme të thirrur nga 42 deputetë.