Dorëheqja e Bislimovskit, Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime nesër do të shqyrtojë emrat e dy kandidatëve për krytar të KRRE-së

Pas dorëheqjes së ish-kryetarit të KRRE-së, Marko Bislimovski, kanë vijuar aplikimit për lëtë pozitë udhëheqëse.

Pas vendimit për të publikuar thirrje publike për emërimin e kryetarit të KRRE-së do të shqyrtohen nesër nga Komisioni Parlamentar për Zgjedhje dhe Emërime.

Aco Ristov dhe Shamil Rexhepi janë dy kandidatët që aplikuan në konkursin për pozicionin e kryetarit të Komisionit Rregullator për Energjetikë.

Ristov është ish-kryetar i Komunës së Radovishit, i cili e mbajti këtë post nga viti 2021 deri në vitin 2025, ndërsa Rexhepi është punonjës i KRRE-së.

Kujtojmë se Bislimoski, dha dorëheqjen dy javë pasi Drejtoria e Policisë Financiare ngriti padi penale kundër tij. Hetimi përqendrohet në një rast me kompaninë “Triterol Petrol” DOOEL Shkup.

Ai dyshohet se nuk ia ka hequr licencën kompanisë në janar 2024, kur ajo pushoi së përmbushuri kërkesat për tregtimin e naftës.

Procedura dyshohet se u ndërpre me një vendim të paligjshëm, i cili i lejoi kompanisë të operonte deri në prill 2025.

Bislimoski reagoi menjëherë ndaj kallëzimit penal nga Shërbimi Financiar dhe në një konferencë për shtyp i hodhi poshtë akuzat, duke pretenduar se KRRE veproi në mënyrë strikte në përputhje me rregulloret ligjore dhe se nuk kishte status preferencial për asnjë kompani.

Bislimoski do ta mbajë pozicionin në KRRE-së deri në zgjedhjen e një kryetari të ri të Komisionit.