Pas Kosovës, qyteti i radhës që do të vizitohet sot nga Ndihmës sekretarja e Shtetit të SHBA-së për Evropë dhe Azi, Karen Donfried, është Beogradi i Serbisë.
Ajo bashkë me zëvendësndihmës sekretarin, Gabriel Escobar, që është edhe i dërguar amerikan për Ballkanin Perëndimor, do të takohen me kryeministren Ana Bërnabiq.
Pos saj, ata do të priten edhe nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, raportojnë mediat serbe, transmeton KlanKosova.tv.
Ata në Kosovë u takuan me krerët më të lartë shtetërorë.




