Donaldi përlot me fjalët për Borën: E kam dashur, por jeta e bën të vetën

Donald Veshaj, së fundmi ka debatuar bashkë me Granit Canën në shtëpinë e vëllait të madh, shkruan lajmi.net.

Dyshja diskutuan për lidhjet e fundit të dashurisë dhe sa iu ka zgjatur lidhja.

“Ka 4-5 muaj që jemi ndarë. Po e kam dashur. Kemi qenë bashkë 2 vjet e gjysmë, kemi bashkëjetuar. Ka qenë diçka e fortë fare, por jeta bën të vetën”, tha Donaldi teksa iu drejtua lidhjes me Borën.

Ndryshe, ish-çifti janë ndarë para disa muajve ku Donaldi zbuloi në Big Brother se arsyeja ka qenë xhelozia./Lajmi.net/