Donald Veshaj dhe Bora Zemani kanë kthyer në një prej çifteve më të komentuara në media rozë.
Që kur u bë publike lidhja e tyre romantike ata kanë fituar zemrat e shumë fansave dhe as ata nuk po e fshehin më dashurinë që kanë.
Është prezantuesi dhe aktori i njohur që i rri afër partneres së tij pothuajse në secilin angazhim profesional që ka jo.
Edhe mbrëmë (e premte) teksa Bora po drejtonte spektaklin e radhës të “Dancing With The Stars”, Donaldi ishte pranë saj për ta mbështetur.
Ishte vetë aktori ai që ndau imazhe dhe video nga prapaskenat e spektaklit ndërsa në një foto Bora shihet e ulur në prehrin e Donaldit, i cili ka të fshehur kohë pas shpinës së moderatores.
“E vogla ime” ka shkruar Donaldi në mbishkrimin e postimit.
Ndërsa në një postim tjetër ku Bora shihet duke pritur për të hyrë në skenë, Donaldi ka shkruar: Nëse nuk do të kisha ty”.
Kujtojmë që Bora dhe Donaldi bën publike ribashkimin disa muaj pas përfundimit të Big Brother VIP, që kishte sjell edhe ndarjen e tyre pasi ish-banori kishte krijuar një lidhje të re me këngëtaren Beatrix Ramosaj.
Romanca jetëshkurtër e Donaldit me Beatrix përfundoi pas BB VIP dhe aktori kishte shprehur hapur se po tenton ta rikthej Borën, gjë që në fund e arriti dhe tashmë çifti prej muajsh po shijojnë ribashkimin.