Donaldi e konsideron shok djalin e Borës, flet për raportin mes tyre

Donald Veshaj dhe Bora Zemani janë dy nga figurat publike më të përfolura të ditëve të fundit.

Gjatë premierës së filmit të tyre “5 Herë Jo”, Donaldi i ka propozuar për martesë Borës.

Në videot e propozimit shihet djali i Borës deri sa përqafon nënën e tij.

“Për mua dhe për ne ishte një moment shumë më i veçantë që ai ishte aty dhe ne do ta kemi si kujtim të tre bashkë. Sikur na e solli Zoti që të vinte aty në atë moment”, është shprehur Donaldi për momentin kur Arbori u ngjit në skenë gjatë propozimit.

Në pyetjen se çfarë raporti kanë ata të dy, ai ka treguar se Arborin e ka si shok.

“Ai jeton me ne, unë jetoj me të dhe ai është shoku im më i mirë”, ka thënë Donaldi.

Edhe Bora ka treguar se Arbori dhe Donaldi kanë raporte shumë të mira me njëri tjetrin dhe luajn Sony playstation bashkë.