Donaldi dhe Romeo bëjnë veprimin e papritur ndaj Lori Hoxhës

Fitusie i Big Brother Vip u shpall baleriniti shqiptar Ilir Shaqiri, e pas përfundimit të formatit Donaldi e shprehu hapur pakënaqësinë e tij që nuk doli fitues, shkruan lajmi.net.

Gjërat shkuan aq larg sa vëllezërit Veshaj hoqën nga lista e ‘following’ dy producentet Sara dhe Lori Hoxha, si dhe moderatoren Arbana Osmanin.

Por jo vetëm kaq. Romeo dhe Donaldi fshinë edhe ‘promo’-n e emisionit “Më lër të flas” që ia mundësoi “Top Channel”, nëpërmjet një surprize emocionuese në gjysmëfinalen e “BB VIP”.

Derisa raportohej se marrëdhëniet midis binjakëve dhe produksionit ishin prishur, së fundmi, është vënë re një detaj i ri në rrjetet sociale.

Vëllezërit Veshaj dhe Lori Hoxha kanë nisur të ndiqen sërish në “Instagram”, kështu duke treguar se marrëdhënia mes tyre është përmirësuar.

Kujtojmë që Donaldi nuk mori pjesë në post “Big Brother VIP”, gjithashtu as Beatrix me të cilën sipas konfirmimit nga dyshja tanimë i kanë ndarë rrugët./Lajmi.net/