Donald Veshaj më i kërkuari në Google për Shqipëri, lë pas Sali Berishën

Tomi Kallanxhi, themeluesi i “Big Media Expert”, ka treguar për “ABC e Mëngjesit”, se ai ka lënë pas edhe ish-kryeministrin, Sali Berisha, i cili renditet i dyti.

“Teorikisht njeriu më i kërkuar sot për sot është Donald Veshaj. Është edhe sipër Doktorit në këtë periudhë që jemi”, tha Kallanxhi.

Donald Veshaj ka marrur vëmendjen më të madhe në karrierën e tij gjatë qëndrimit në shtëpinë e BBV-së.

Raporti i tij me Beatrixin është kryetema e muajit të fundit në mediat në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni dhe gjithanej ku ka shqiptarë.