Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, paraqiti një raport financiar personal në Komisionin Federal të Zgjedhjeve, duke i dhënë publikut njohuritë e para mbi financat pas largimit nga Shtëpia e Bardhë.
Raporti duhej të dorëzohej në komisionin zgjedhor duke pasur parasysh se do të merr pjesë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, por nuk jep një pasqyrë të saktë financiare sepse kandidatët nuk janë të detyruar të raportojnë të gjitha detyrimet e tyre në një gamë të gjerë.
Dokumenti prej 100 faqesh ofron një pasqyrë të financave të reja të 76-vjeçarit pas largimit nga detyra e presidentit amerikan, duke përfshirë fitimet prej rrjetit social “Truth Social” dhe shitjet e NFT-ve.

Dokumenti përfshin gjithashtu një listë të pasurive të shumta të Trumpit, të tilla si resorti Mar-a-Lago në Florida, raporton cnn.
Ai raportoi më shumë se pesë milionë dollarë të ardhura nga mbajtja e fjalimeve, pra prej ligjërimeve të ndryshme.




