Sipas anketës së realizuar nga Washington Post, ABC News dhe Ipsos, 62% e amerikanëve nuk e aprovojnë punën që po bën ai. Ky është niveli më i lartë i pakënaqësisë gjatë mandateve të tij.
Në çështjen e Iranit, 66% e të pyeturve e kundërshtojnë mënyrën si ai po e menaxhon situatën, ndërsa vetëm 33% e mbështesin. Edhe ekonomia mbetet pikë e dobët teksa vetëm 34% e miratojnë, shifër kjo në rënie me 7 pikë. Për inflacionin, mbështetja zbret në 27%, ndërsa për koston e jetesës vetëm 23% e mbështesin, përballë 76% që janë kundër tij.
Në total, niveli i mbështetjes për Trump është 37%, në rënie krahasuar me muajin shkurt.



