Duke folur me gazetarët në bordin e Air Force One gjatë kthimit nga Davosi të enjten, Presidenti amerikan Donald Trump u tha gazetarëve se besonte që presidentët rusë dhe ukrainas tani duan të arrijnë një marrëveshje.
“Kishte raste kur Putini nuk donte të bënte një marrëveshje. Herë kur Zelensky nuk donte të bënte një marrëveshje. Tani mendoj se të dy duan të bëjnë një marrëveshje. Do ta zbulojmë”, tha Trump.
Më tej ai shtoi se pati bisedime “të mira” me Volodymyr Zelensky, duke theksuar: “Do të ishte mirë të përfundonte ajo luftë”.
Pas takimit të tyre në Davos, Zelensky tha se çështja e tokës nuk është zgjidhur ende, duke shtuar se bisedimet e stome trepalëshe mund t’u ofrojnë të dyja palëve “variante”.
© SYRI.net



