Donald Trump mund të dënohet me 400 vjet burg

Aktakuza prej 49 faqesh kundër ish-presidentit amerikan, Donald Trump, e zbuluar të premten, tregon se ai mund të përballet me qindra vjet burg dhe një dënim në të holla.

Trump dyshohet se ka keqpërdorur pozitën duke marrë në shtëpi dokumenteve të klasifikuara, raporton nypost.

Miliarderi 76-vjeçar është akuzuar nga prokurori i posaçëm, Jack Smith për shkelje të shtatë ligjeve të ndryshme federale dhe po përpallet me 37 akuza.

Nuk dihet nëse do të dënohet, por nëse republikanit i shqiptohen dënime maksimale për çdo akuzë dhe gjyqtari urdhëron që ato të kryhen në mënyrë të njëpasnjëshme, ai do të qëndrojë 400 vjet në burg.

Ai gjithashtu do t’i nënshtrohej një gjobë prej 9,250,000 dollarësh.

Ndryshe, Trump po përballet edhe me një tjetër proces gjyqësor pasi vite më parë supozohet se kishte blerë heshtjen e yllit të filmave për të rritur, Stormy Daniels.