Donald Trump kërcënon me sulme edhe Omanin

WASHINGTON, DC - MARCH 01: U.S. President Donald Trump participates in a meeting with leaders of the steel industry at the White House March 1, 2018 in Washington, DC. Trump announced planned tariffs on imported steel and aluminum during the meeting, with details to be released at a later date. (Photo by Win McNamee/Getty Images)

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka hartuar një listë vendesh që ai ka kërcënuar t’i sulmojë, dhe në fakt i ka sulmuar.

Trump ka shtuar të mërkurën një hyrje të re në këtë listë, duke kërcënuar të godasë Omanin nëse ai përpiqet të kontrollojë Ngushticën e Hormuzit së bashku me Iranin.

“Omani do të sillet njësoj si të gjithë të tjerët, ose do të na duhet t’i hedhim në erë”, ka deklaruar Trump.

Ai ka nisur sulme në shtatë vende në mandatin e tij të dytë, Iran, Irak, Nigeri, Somali, Siri, Venezuelë dhe Jemen, pasi sulmoi edhe disa nga këto vende në mandatin e tij të parë, shkruan CNN. Kjo shifër nuk përfshin sulmet ndaj anijeve të dyshuara për trafik droge në Detin e Karaibeve dhe Oqeanin Paqësor.

Thesari amerikan ka shtuar në listën e sanksioneve të mërkurën organin e sapokrijuar nga Irani për të detyruar transportuesit të zbatojnë rregullat e tij rreth Ngushticës së Hormuzit.

Organi është quajtur “Autoriteti i Ngushticës së Gjirit Persik”.

Në një deklaratë të mërkurën, Thesari ka thënë se krijimi i autoritetit ishte një përpjekje e re nga Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) e Iranit për të “monetizuar fushatën e saj të terrorit të sponsorizuar nga shteti duke zhvatur anijet që kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit”.

© SYRI.net