Donald Trump e ka të ndaluar përdorimin e Facebook-ut deri në janar të vitit 2023

Ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, iu është ndaluar përdorimi i Facebook-ut të paktën deri në janarin e vitit 2023.

Trump mori një pezullim të përdorimit të profileve të tij në rrjete sociale pasi me anë të shkrimeve të tij në një farë forme thuhet se ka përkrahur zhvillimet e trazirave që ndodhën më 6 janar në Capitol Hill të ShBA-së, shkruan Euronews, transmeton Klankosova.tv.

“Duke pasur parasysh rëndësinë e rrethanave që çuan në pezullimin e Z. Trump, ne besojmë se veprimet e tij përbënin një shkelje të rëndë të rregullave tona që meritojnë dënimin më të lartë në dispozicion me protokollet e reja të zbatimit”.

“Ne jemi duke pezulluar llogaritë e tij për dy vjet, efektive nga data e pezullimit fillestar më 7 janar të këtij viti”, ka thënë Nick Clegg, nga kompania Facebook.