Donahue takohet me Barduanin, diskutojnë për situatën aktuale të sigurisë në Kosovë

Komandanti i ushtrisë amerikane për Evropë dhe Afrikë, gjenerali Christopher Donahue, vizitoi ushtarët dhe drejtuesit e KFOR-it në Kampin Bondsteel dhe Kampin Nothing Hill.

Donahue falënderoi ushtarët për përkushtimin e tyre dhe mësoi më shumë rreth operacioneve të përditshme.

Donahue u takua edhe me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, e sipas një njoftimi të KFOR-it, ata diskutuan për situatën aktuale të sigurisë dhe misionin paqeruajtës në Kosovë.

Mund të jetë një imazh i 5 persona, avion dhe teksti që thotë "KAUFMAN DONAHE USARMY AIRSORNE BO4HE"