Donacionet e Zaevit, Çulev: Është shkelur ora policore

Ministri i brendshëm Naqe Çulev deklaroi se në rastin e arrestimit të dy personave që kanë paketuar pako humanitare, dhuratë nga familja Zaev, policët kanë vepruar sipas procedurave. Që opinioni të sigurohet në këtë, ai paralajmëroi se rastin do e hetojë edhe kontrolli i brendshëm në MPB.