Don Xhoni tregon koleksionin e tij të veturave luksoze, fton ndjekësit të bëjnë llogaritë e çmimeve të tyre

Reperi i njohur shqiptar, Don Xhon, edhe në verën e këtij viti ishte pa dyshim një prej emrave më të suksesshëm të estradës.

Ai ishte mjaft i angazhuar në sjelljen e projekteve të reja muzikore, gjersa nuk mungoi edhe në koncerte e mbrëmje të shumta.

Reperi drenicas vazhdon të jetë aktiv dhe shumë i ndjekur edhe në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me ta fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e tij e përditshme.

Foto: Don Xhoni/Instagram

Jo pak herë, Don Xhon ndan me ndjekësit edhe detaje nga stili i tij luksoz i jetesës.

Së fundmi, ai publikoi për ndjekësit e tij në InstaStory një imazh të koleksionit të tij të veturave.

Foto: Don Xhoni/InstaStory

“Futja lapsin vet”, shkroi reperi në mbishkrimin e fotografisë, duke bërë kështu ndjekësit të aludojnë për çmimin që mund të arrijnë veturat e tij.

Aktualisht, ai nuk ka bërë të ditur nëse është në përgatitje të ndonjë projekti të ri muzikor në ardhje.