Don Xhoni dhe Era Istrefi sonte në mesnatë publikojnë duetin e tyre

Era Istrefi dhe Don Xhoni, pak javë më parë u komentuan në media pas një video ku shiheshin bashkë.

Ata u komentuan për një lidhje të mundshme, shkruan lajmi.net.

Por, pak ditë më parë, ata zbuluan se çfarë po zihet mes tyre.

Don Xhoni dhe Era Istrefi, po vijnë me një këngë të përbashkët, teksa, ata kanë ndarë me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale disa fotografi të përbashkëta nga xhirimet e klipit, të cilat janë kryer këto ditë.

Kënga publikohet sonte në mesnatë në orën 23:59.

“Ne vendosëm ndjenjat e vjeshtës, shihemi të enjten në 23:59”, kanë shkruar Era dhe Don Xhon në mbishkrimin e fotografive.

Ata nuk kanë dhënë detaje më shumë rreth këngës por pritet që kënga të pëlqehet shumë./Lajmi.net/