Don Xhon mbush 23 vite jetë si një nga reperët më të suksesshëm

Ai është një nga reperët më të rinjtë në estradë dhe një nga më të suksesshmit.

Bëhet fjalë për Xhonatan Isufin, i njohur për publikun si Don Xhon.

Artisti sot mbush plotë 23 vite jetë teksa ka bërë një karrierë mjaftë të bujshme.

Reperi me prejardhje nga Drenica për momentin po e shijon suksesin e këngës së fundit “Rruga”.

Teksa, projektet e tij të mëhershme vazhdojnë të jenë hite.