Don Phenom zbulon titujt e këngëve të albumit të ri

Don Phenom zbuloi detaje të albumit të ri.

Reperi Don Phenom ka kohë që nuk ka njoftuar se po vjen me album të ri, të cilin pothuajse e ka finalizuar, shkruan lajmi.net.

Me anë të postimit të fundit, ai zbuloi titujt e këngëve të albumit të ri, teksa nuk preferoi të tregonte emrat e artistëve me të cilët ka bashkëpunuar.

Albumi i ri i Don Phenom do të përmbajë 12 këngë, teksa dy prej tyre do të jenë duete, kurse 10 këngë do t’i sjell solo.

Don Phenom nuk ka dhënë një datë për albumin e ri, por pritet që së shpejti të jetë në duart e dëgjuesve.