Doli pa maskë, Xhavit Haliti gjobitet nga Policia e Kosovës

Përkatësisht, Haliti është shfaqur pa maskë në Prishtinë, duke bërë që Policia të reagojë dhe t’i shqiptojë gjobë për mosrespektim të masave.

Në disa foto të publikuara shihen disa policë duke i shqiptuar gjobë.

Deputeti i PDK-së është gjobitur ndërkohë që po shkonte, në mbledhjen e Komisionit për Punë të Jashtme, ku po raporton ministrja Donika Gërvalla.