Një person e humbi jetën sot në Shkup, pasi drejtone një automjet udhëtarësh në ora 4 të mëngjesit duke dalë nga rruga kryesore, njoftuan nga MPB.
“Në Shkup në kryqëzimin e bul. “Aleksandri i Maqedonisë””, rr. “Brigada e 16-të Maqedonase” dhe rr. “Brigadat Ndërkombëtare”, sot në mëngjes rreth orës 04:10, një automjet udhëtarësh “Ford” me targa të Shkupit, drejtuar nga B.S. (45) nga Shkupi, ka dalë nga rruga. Në aksident shoferi ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe me automjet të Ndihmës Urgjente Mjekësore është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm “Sh. Naum Ohridski” të Shkupit, ku mjeku ka konstatuar vdekjen. Sipas urdhrit të prokurorit publik, trupi i të ndjerit u dorëzua për obduksion në Mjekësinë Ligjore, ndërsa këqyrjen e vendit të ngjarjes e kreu një ekip hetues i SPB Shkup”, thuhet një njoftimin e Sektorit për Punë të Brendshme në Shkup.



