Doli nga burgu personi që ia shkuli flokët Sheqerinskës (VIDEO)

Ka dalë nga burgu Pançe Angellov, personi që ia shkuli flokët më 27 prill 2017, deputetes së atëhershme Radmilla Shekerinska. Angellov është liruar nga burgu, pasi shërbeu dënimin e shqiptuar, transmeton gazeta Lajm.
Ai u dënua me 4 vite arrest, pasi pranoi fajin, kurse një pjesë e dënimit i është falur.