Alba dhe Limi kanë kaluar momente mjaft të këndshme së bashku gjatë ditës së sotme, duke lënë të kuptohet se mes tyre po lind sërish një afrim.
Qëndrimi i afërt, batutat dhe gjuha e trupit kanë shtuar dyshimet se marrëdhënia e tyre mund të jetë drejt një pajtimi.
Teksa ndodheshin në lavanderi, atmosfera u bë edhe më e ngrohtë. Në sfond u lëshua kënga “I See Red”, ndërsa Labi i inkurajoi të dy që të vallëzonin.
BBVK/YouTube
Alba dhe Limi filluan të lëviznin në ritmin e muzikës dhe, me kalimin e sekondave, u panë gjithnjë e më pranë njëri-tjetrit, duke krijuar një moment intim që u vu re edhe nga banorët e tjerë.
Megjithatë, situata ndryshoi papritur me hyrjen e Dolces. Ajo u fut në lavanderi duke qeshur, çka duket se e prishi menjëherë atmosferën mes dyshes.
Reagimi i Albës ishte i menjëhershëm, duke u shprehur: “Jo s’më pëlqen situata”, një fjali që tregoi qartë sikletin dhe pakënaqësinë e saj pas ndërhyrjes.
Kështu, edhe pse Alba dhe Limi po duken më të afërt se më parë, prania e Dolces vijon të mbajë gjallë trekëndëshin mes tyre, duke e bërë të paqartë se çfarë drejtimi do të marrë kjo histori në ditët në vijim.




