Dokumenti i parë i shkrimit shqip (8 nëntor 1462) – Formula e Pagëzimit

Shkruan: Dardan Emini, historian

 

Në historiografinë shqiptare epoka e Skëndërbeut, marrë në tërësi, brenda saj përfshinë momente të rëndësishme të gjithanshme si politike e kulturore, prej nga zhvillimet e shekujve më pas do të jenë të ndikuara.

Ndërsa mendimi i ri, kultura dhe arti humanist po merrnin hov tek vendet Evropiane, pushtimet e luftërat nuk lejuan të përhapej lëvizja e Rilindjes Evropiane me gjitha premisat në Arbëri, megjithëse nga gjiri i këtij populli dolën mendimtarë, artistë e shkencëtarë që kontribuan në historinë Evropiane.

Intelektualët që njihen nga kjo periudhë janë bashkëpuntorët e Skëndërbeut: Pal Engjëlli, Gjergj Pellini, Pal Gazulli, të cilët, përveç që ishin formuar jashtë Arbërisë, ishin tepër të pakët.
Nga kjo periudhë njihen pak akte, letra në latinisht e italisht, të dala nga kancelaria e Skënderbeut dhe relacionet e ambasadorëve të tij, të cilat kanë shpëtuar vetëm se u ndodhën jashshtë Arbërisë.

Si rrjedhojë nisur nga humanisti M. Barleti, e vijuar nga F. Noli, K. Frashëri e personalitete të huaj, si N. Jorga, Falmerajer e studiues të tjerë, gjatë studimeve mbi jetën e Skëndërbeut vënë në dukje personalitetin e Pal Engjëllit; I arsimuar në Venedik, i shquar për dituri dhe rreptësi në jetë e zakone, kryepeshkop, e diplomat më i shquar që pati Skëndërbeu gjatë harkut të tij pushtetor.


Në 8 nëntor 1462, Pal Engjëlli organizoi kuvend në Manastirin e Trinisë së Shenjtë të Matit, nga ku paraqiti atë që njihet Kodeks i Pal Engjëllit, në të cilën ndodhet dokumenti i parë i shkrimit shqip (Formula e Pagëzimit), i cili u zbulua nga historiani rumun N. Jorga më 1915.

SAKRAMENTI I PAGËZIMIT (Formula e Pagëzimit) është shkruar në shqip, me gërma latine në të folurën veriore (gegërisht), shqiptohet në gjuhën popullore shqipe V’NTE PAGHESONT PREMENIT ATIT ET BIRIT ET SPERITIT SENIT. (Un të pagëzoj në emër të Atit, të birit, dhe të shpirtit të shenjtë)

Në mungesë të priftërinjve me fjalinë e shkurtër fetare prindërit arbërorë lejohen t’i pagëzojnë fëmijët e tyre në gjuhën popullore shqipe.

Nga urdhëresat e dala prej kuvendit vërehet se pushteti politik i Skëndërbeut, përmbushet dhe me krijimin e terrenit fetar e gjithë kjo me qëllimin e vetëm forcimin e mbretërisë Arbërore, nga ku diplomati i shquar Pal Engjëlli, zen vendin e dalluar.

*Autori eshte historian i punesuar ne Muzeun e Kërçovës