Dokumentet personale pa “e veriut”/ Nuk do të vlejnë pas 12 shkurtit 2024

Ministria e Punëve të Brendshme ka përcaktuar afatin e fundit deri në të cilën mund të përdoren dokumentet personale që mbajnë emrin e vjetër “Republika e Maqedonisë”. Pas datës 12 shkurt 2024, dokumentet personale pa prapashtesën “e Veriut” nuk do të vlejnë më. Qytetarët do të duhet të ndërrojnë pasaportat, kartat e identitetit dhe patentë shoferët brenda gjashtë muajve. Nga data 13 shkurt 2024 nuk mund të kaloni kufirin me pasaportë me emrin e vjetër në të, po ashtu policia mund t’ju shkruajë gjobë nëse patentë shoferi nuk ka emrin “Republika e Maqedonisë së Veriut”. Dhe brenda vendit, nëse ju ndalon një polic, mund të merrni gjobë. Institucionet gjithashtu nuk do të pranojnë dokumente të vjetra.