Dokumentari “Historia e mrekullueshme e parasë” i CMG-së nderohet me “Çmimin Special të Komitetit Organizativ” në kuadër të Çmimeve “Manjola

Dokumentari “Historia e mrekullueshme e parasë” i kanalit dokumentar CCTV-9 të Grupit Mediatik të Kinës (CMG), u nderua me “Çmimin Special të Komitetit Organizativ” në kuadër të Çmimeve “Magnolia”.

Me një këndvështrim global, dokumentari gjurmon evolucionin e qytetërimit të parasë. Ekipi realizues vizitoi vendgërmime arkeologjike në më shumë se dhjetë vende, duke rrëfyer historinë e shkëmbimeve dhe të mësimit të ndërsjellë mes qytetërimeve. Përmes një shprehjeje ndërkombëtare, dokumentari shpalos vlerat e qytetërimit kinez dhe paraqet një qasje të re në paraqitjen e historive të Kinës për publikun botëror

Dokumentari përbëhet nga katër episode dhe përfshin disa mijëra vjet histori. Ekipi xhiroi në Kinë, Francë, Greqi, Shtetet e Bashkuara, Bolivi dhe vende të tjera, duke vizituar disa nga vendet më të rëndësishme arkeologjike në botë dhe duke intervistuar mbi 30 studiues të njohur ndërkombëtarë. Duke u mbështetur në zbulimet arkeologjike, studimin e objekteve historike dhe vendngjarjet, ai tregon se si paraja ka formësuar qytetërimet, ka nxitur shkëmbimet dhe ka ndikuar në zhvillimin e botës

Si një bashkëprodhim kino-francez, “Historia e mrekullueshme e parasë” mbështetet në konceptin e shkëmbimit dhe të mësimit të ndërsjellë mes qytetërimeve, si edhe të zhvillimit të përbashkët. Ai nuk kufizohet vetëm në historinë ekonomike, por e vendos qytetërimin monetar të Kinës në kontekstin e historisë së qytetërimit botëror, duke shpjeguar në një mënyrë të kuptueshme për publikun ndërkombëtar kontributin e rëndësishëm të Kinës në formimin e sistemit ekonomik botëror.

Dokumentari është publikuar në disa versione, përfshirë kinezisht, frëngjisht dhe anglisht. Pas transmetimit në kanalin franko-gjerman “Arte”, ai tërhoqi rreth 1.4 milionë shikues televizivë, ndërsa numri i shikimeve në faqen zyrtare dhe në “YouTube” i ka tejkaluar 4 milionët. Dokumentari është shpërndarë gjithashtu në shumë vende dhe rajone të botës.