Dokument/ Rama pezullon nga puna tre zyrtarët e arrestuar një ditë më parë në Prishtinë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka marrë vendim për pezullimin nga puna të tre zyrtarëve komunalë, pas arrestimit të tyre.

Rama ka pezulluar nga puna nënpunësit: Dukagjin Gashi, Bashkim Sadiku dhe Afrim Gashi.

I pari i kryeqyutetit ka thënë se pezullimi nga puna do të jetë në fuqi deri në përfundimin e procedurave hetimore gjjyqsore.