Doktori që operoi presidentin Thaçi me dedikim emocional për të

“Nuk dija si t’i drejtosha bashkëluftëtar apo President. Ai më tha jam si çdo pacient tjetër. Jam Hashimi. Edhe pas 20 vitesh, kishte mbetur ai i luftës, i thjeshtë dhe i qëndrueshëm. Gjatë luftës ecnim bashkë në veprime kundër ushtrisë dhe policisë serbe. Ndërkaq, sot përjetova momentin më të rëndësishëm dhe u gjenda para përgjegjësisë më të madhe jetësore dhe profesionale. Jam duke qëndruar pranë bashkëluftëtarit, pranë presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Ështe ndjenjë e veçantë, emocion i paharruar”, ka shkruar Gllareva.

Ai ka theksuar se presidenti është trajtuar në Klinikën e Urologjisë në QKUK, si të gjithë qytetarët tjerë të Kosovës.

“Modestia e tij më bën të ndjehem krenar me njeriun e parë të shtetit tim. Jam shumë i lumtur që pas opermit, Presidenti me plot humor dhe besim, në këmbët e tij u kthy nē shtëpi.

Zoti e bekoftë Presidentin tonë”, ka përfunduar postimin doktori Gllareva.