Doganat në Bllacë me tabelë në shqip, njofton Grubi

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka njoftuar se nga sot edhe Doganat në Bllacë do të mbajnë tabelë në gjuhën shqipe, përcjell TV21.

“Drejtoriа e Doganave të Maqedonisë së Veriut vendosi tabelat informative edhe në gjuhën shqipe në vendkalimin kufitar në Bllacë.Me këtë rast përgëzoj veprimin e përgjegjësisë së tyre të lartë institucionale për zbatimin e obligimit kushtetues dhe ligjor të përdorimit të gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare”, shkroi Grubi në Facebook.