“Do t’i godasim edhe gjatë natës”, zyrtari i lartë iranian: Taktikat e reja të Iranit do të ‘habisin’ SHBA-në dhe Izraelin

Një komandant i Forcave Hapësinore të Gardës revolucionare islamike ka deklaruar se Irani do të vazhdojë lëshimin e raketave drejt Izraelit gjatë natës.

“Nga ky moment, shpall dominimin raketor të forcave të bijve të Iranit mbi qiellin e territoreve të pushtuara”, shkroi Seyed Majid Mousavi në X.

Ai shtoi se “taktikat dhe sistemet e reja të lëshimit” do t’i lënë SHBA dhe Izrael “të habitur”.