Do të hiqet muri në rrugën “Cvetan Dimov” në Çair

Këshilltarët e Komunës së Çairit do të diskutojnë për planin e ndërtimit të rrugës më të frekuentuar në këtë komunë e ajo është rruga “Cvetan Dimov”. Kjo rrugë me vite shkakton tollovi në trafik ndërsa nervozizëm te qytetarët. Së fundmi këtë boulevard do të duhet të ndërtojnë Qyteti i Shkupit së bashku me Komunën e Çairit, ndërsa sipas planit do të ndërtohen gjashtë korsi.

“Të nderuara media ju ftojmë të merrni pjesë në mbledhjen e Këshillit të Komunës së Çairit ku në rend dite është Miratimi i vendimit për bashkëpunim ndërkomunal mes Qytetit të Shkupit dhe Komunës së Çairit për ndërtimin e rrugës “Cvetan Dimov”. Përkujtojmë se ditë më parë vendimi për bashkëpunim ndërkomunal për realizimin e rrugës “Cvetan Dimov” është miratuar edhe nga këshilltarët e Qytetit të Shkupit”, thuhet në kumtesën e Komunës së Çairit.