“Do të bëhemi një ditë pjesë e BE-së”, thotë Bujar Osmani, kur pyetet nëse do të jep dorëheqje

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, nuk ka dhënë përgjigje konkrete në pyetjen nëse mendon të mbajë përgjegjësi për dështimin e RMV-së për të marrë datë për negociata, në Samitin e fundit të BE-së.

“Pyetja e parë ishte për përgjegjësinë. Shikoni, pyetja për sukses është relative, varet çka do të thotë sukses, a është mbrojtja e interesave të shtetit, pozicioneve shtetërore apo diçka tjetër. Ne nuk e kualifikojmë këtë çështje bardh e zi, sukses apo dështim. Beteja jonë që nuk ka alternativë është që të bëhemi pjesë e Bashkimit Evropian duke i ruajtur interesat shtetërore dhe ato të qytetarëve. Ajo që do të them është se nuk do të bëjmë kompromis as me çështjen e parë, as me të dytën. Një ditë do të bëhemi anëtarë të BE-së, por me interesa të mbrojtura kombëtare”, tha ministri Bujar Osmani./Gazeta LAJM