“Do ridashuroheni me mua”, Enca paralajmërojnë rikthimin

Enca ka kohë prej kur nuk ka publikuar asnjë projekt të ri muzikor.

Duket se kjo nuk do të zgjasë edhe shumë pasi këngëtarja po vjen me projekt të ri, shkruan lajmi.net.

“Albanian”, titullohet kënga e saj.

E veshur me një korset me dekolte të hapur teksa pozonte në makinë, Enca duke në super formë, teksa bëri edhe njoftimin.

Në mbishkrimin e imazheve, ajo shpreh se fansat e saj do të dashurohen në këtë projekt të saj të ri, ndërsa do të ridashurohen me këngëtaren.

“Albanian” së shpejti. Do të dashuroheni me këtë këngë (dhe do të ridashuroheni me mua)”, ka shkruar Enca në postim./Lajmi.net/