“Do merrni mësim nga pedagogu”, Noizy zbulon datën e këngës së re

Reperi Noizy tashmë e ka finalizuar projektin e ri muzikor, për të cilin tashmë ka edhe një datë, shkruan lajmi.net.

Me anë të një videoje të shkurtër në Instagram, artisti ka ndarë një pjesë të këngës së tij më të re.

“✏️ 💉 Premten do merrni msim nga pedagogu”, ka shkruar Noizy sipër videos, teksa paralajmëroi këngën e radhës nga albumi i ri.

 

Projekti i ri i Noizyt do të shoqërohet edhe me videoklip, ndërsa pritet të publikohet të premten (16 prill), në orën 18:00. /Lajmi.net/