Djegia e spitalit modular në Tetovë, Besimi: Kam besim se do të del e vërteta

epa09456810 Investigators at the scene following a fire at a hospital for Covid-19 patients in Tetovo, Republic of North Macedonia, 09 September 2021. At least fourteen deaths have been reported by the Ministry of Health when a fire, thought to have been triggered by oxygen cylinders that provide oxygen to patients with a more severe clinical case of Covid-19, broke out at the hospital. EPA-EFE/Georgi Licovski

Ish-drejtori i spitalit të Tetovës, Florim Besimi si i akuzuar në rastin për djegien e spitalit modular në Tetovë sot tha se i beson sistemit të drejtësisë në vend, përcjell TV21. Besimi tha se me fakte do të argumentojnë të vërtetën.

“Të gjithë atë që kam për të thënë për këtë proces gjyqësorë të rastit tragjik, do ta them para gjykatës, lus juve që të përcjellin këtë rast, sepse unë personalisht i besoj sistemit gjyqësorë dhe jam i bindur se e vërteta do të dëshmohet. Jam i bindur dhe kërkoj durim nga ana e mediumeve, deri sa të fillojë procesi, se jam i bindur se me fakte dhe argumente do ta dëshmojmë të vërteten, kam besim se do të del e vërteta”, deklaroi mes tjerash Besimi.

Ndryshe, seanca gjyqësore sot u shty për më 14 tetor.