Vaksinimi po zhvillohet pandërprerë në të gjitha pikat në vend. Janë aplikuar gjithsej 510.351 doza të vaksinave, ndërsa 214.571 qytetarë janë rivaksinuar. Dje janë vaksinuar gjithsej 8.792 qytetarë.
Dozën e parë të vaksinës dje e kanë marrë 6.418 qytetarë. Numri i personave që kanë shprehur interes për vaksinim përmes ueb-platformës vakcinacija.mk është 462.211 qytetarë. Sipas të dhënave të fundit, 51% e popullsisë mbi moshën 70 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine. Sipas të dhënave të fundit, 45% e popullsisë mbi moshën 65 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine.
Sipas të dhënave të fundit, 38% e popullsisë mbi moshën 60 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine.
Maqedoni Dje janë vaksinuar 8.792 qytetarë





