Dje janë vaksinuar 6.282 persona

Deri tani, në pikat e vaksinimit në Maqedoninë e Veriut janë vaksinuar gjithsej 289.305 qytetarë, ndërkaq në tërë shtetin gjithsej janë aplikuar 501.506 vaksina, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Gjatë ditës së djeshme, dozën e parë të vaksinës e kanë pranuar 3.044 qytetarë, ndërkaq në përgjithësi janë vaksinuar 6.282 persona.

“Me numrat e fundit, 51% e popullsisë mbi 70 vjep kanë pranuar së paku një dozë të vaksinës, 45% e popullsisë mbi 65 vjeç kanë pranuar së paku një dozë të vaksinës dhe 38% të popullsisë mbi 60 vjeç janë vaksinuar me së paku një dozë të vaksinës”, thuhet në njoftimin e MSH-së, transmeton TV21.

Deri tani, në ueb faqen vakcinacija.mk interesim për t’u vaksinuar kanë shprehur 460.702 qytetarë.