Dje janë vaksinuar 13.232 qytetarë

Ministria e Shëndetësisë informon se procesi i vaksinimit po zhvillohet pandërprerë në të gjitha pikat në vend, ndërsa në vijim është edhe vaksinimi në teren.

Nga MSH informojnë se janë aplikuar gjithsej 1.326.584 doza të vaksinës, ndërsa 589.573 qytetarë janë rivaksinuar.

“Dje janë vaksinuar gjithsej 13.232 qytetarë. Dozën e parë të vaksinës dje e kanë marrë 3.214 qytetarë. Sipas të dhënave të fundit, 54% e popullatës mbi 40 vjet ka pranuar të paktën një dozë të vaksinës, ndërsa 29% e popullsisë mbi moshën 18-39 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës”, njoftojnë nga MSH. /SHENJA