Dje janë vaksinuar 12.994 qytetarë

Vaksinimi po zhvillohet pandërprerë në të gjitha pikat në vend. Janë aplikuar gjithsej 542.699 doza të vaksinave, ndërsa 220.884 qytetarë janë rivaksinuar.
Dje janë vaksinuar gjithsej 12.994 qytetarë. Dozën e parë të vaksinës dje e kanë marrë 11.220 qytetarë.
Numri i personave që kanë shprehur interes për vaksinim përmes ueb-platformës vakcinacija.mk është 469.212 qytetarë. Sipas të dhënave të fundit, 52% e popullsisë mbi moshën 70 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine. Sipas të dhënave të fundit, 49% e popullsisë mbi moshën 65
vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine. Sipas të dhënave të fundit, 43% e popullsisë mbi moshën 60
vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine.