Dje janë vaksinuar 12.939 qytetarë

Ministria e Shëndetësisë sot kumtoi se gjatë ditës së djeshme janë vaksinuar gjithsej 12.939 qytetarë, ndërsa dozën e parë të vaksinës e kanë marrë 3.909 qytetarë ashtu që numri i përgjithshëm i personave të vaksinuar në vend duke e përfshirë edhe ditën e djeshme arrin 519.106 persona.

Sipas të dhënave të Ministrisë, në vend gjithsej janë aplikuar 920.442 doza vaksina, ndërsa janë rivaksinuar 401.336 qytetarë.
“Me shifrat e fundit, 64 për qind e popullatës mbi 70 vjeç kanë marrë së paku një dozë vaksinë, 62 për qind e popullatës mbi 65 vjeç është vaksinuar së paku me një dozë vaksinë, 57 për qind e popullatës mbi 60 vjeç është vaksinuar së paku me një dozë vaksinë dhe 45 për qind e popullatës mbi 50 vjeç është vaksinuar së paku me një dozë vaksinë”, informojnë nga Ministria kompetente.

Prej atje theksojnë se qytetarët pa termin po vaksinohen në pikat ekzistuese të vaksinimit në mbarë shtetin, ndërsa pa ndërprerë zhvillohet edhe procesi i vaksinimit në terren me rotacione të ekipeve mjekësore në vendet e populluara rurale. Për termin të vaksinimit të fëmijëve e hapur është ueb faqja vakcinacija.mk.