Vaksinimi po zhvillohet pandërprerë në të gjitha pikat në vend, ndërsa në vijim është edhe vaksinimi në teren. Janë aplikuar gjithsej 713.114 doza të vaksinave, ndërsa 267.106 qytetarë janë rivaksinuar.
Dje janë vaksinuar gjithsej 11.695 qytetarë. Dozën e parë të vaksinës dje e kanë marrë 4.799 qytetarë.
58% e popullsisë mbi moshën 70 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine. 55% e popullsisë mbi moshën 65 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine. 50% e popullsisë mbi moshën 60 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine.
40% e popullsisë mbi moshën 50 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine.
Lajme Dje janë vaksinuar 11.695 qytetarë



