Dje janë gjobitur 23 qytetarë për mosmbajtje të maskave

Ministria për Punë të Brendshme informon se gjatë ditës së djeshme janë gjobitur 23 qytetarë, për mosmbajtje të maskës mbrojtëse.

MPB rikujton se masa për mbajtjen e maskës në transportin publik dhe në ambiente të mbyllura ende është në fuqi.

Ndërsa është shfuqizuar vetëm masa për mbajtjen e maskave në ambiente të hapura.