Djali i Thaçit dhe ai i Veselit e vazhdojnë shoqërinë sikur prindërit e tyre dikur

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi dhe Klestor Veseli, djali i ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, janë parë sërish bashkë

I biri i ish-kryekuvendarit ka shpërndarë një foto me të birin e ish-presidentit në ‘Instagram’, shkruan lajmi.net.

Ata edhe më parë kanë publikuar fotografi së bashku. Madje në një prej tyre Klestori e pati quajtur Endritin “vëlla”.

Baballarët e tyre gjendën në paraburgim në Hagë si të akuzuar për krime lufte.