Djali i Schumacher përplaset në GP të Arabisë, gara suspendohet për herë të dytë– pilotët presin rinisjen

Lewis Hamilton dhe Max Verstappen kërkojnë me çdo kusht fitoren në pistën arabe, ku gara po kthehet në një garë psikologjike.

Deri më tani, dy herë është ndërprerë gara që po merr shumë vëmendje, shkruan lajmi.net.

Më pas, edhe një aksident tjetër ndodhi dhe pilotët janë duke pritur për rifillimin e garës.

Aktualisht në krye të garës është Max Verstappen, kurse Hamilton është në ndjekje të tij.

Deri më tani janë zhvilluar 15 xhiro nga 50 që duhet të zhvillohen në total.

Perez, Mazepin dhe Russell janë jashtë garës.