Publikohen pamjet nga festa luksoze e djalit të Sarës dhe Ledionit.
Sot Romani, djali i dytë i Sara Hoxhës dhe Ledion Liços festoi ditëlindjen e parë, ndërsa Lori Hoxha u kujdes që të sillte pamje nga festa e organizuar, shkruan lajmi.net.
Lori bëri të ditur se po kënaqej duke e dokumentuar me foto e video gjatë ditës.
U pa se festa u mbajt në ambient të hapur, ndërsa tema e festës ishte karnavali.
Ajo publikoi fotografi të dukjes së saj me mbishkrim “Romki im i vogël u bë një vjeç dhe un u kënaqa më shumë se duhej”.